Kthimet dhe rimbursimet

Kthimet dhe rimbursimet

1. Ankesat (defekt ose produkt i gabuar)
Ankesën na e dërgon në email: mycupids.info@gmail.com. Ankesat përmes rrjeteve sociale nuk shqyrtohen.
Bashkëngjit foto ose video ku duket qartë problemi. Ankesat pa prova refuzohen.
Përgjigjemi brenda 14 ditëve.

Ankesa refuzohet nëse:
- produkti është përdorur ose hapur (veçanërisht parfumet dhe kozmetika),
- produkti ka dëmtime fizike nga përdorimi,
- mungon paketimi origjinal,
- bëhet fjalë për produkt higjienik.

2. Tërheqja nga blerja (14 ditë)
Ke të drejtë të tërhiqesh nga blerja brenda 14 ditëve nga marrja e pakos, vetëm nëse:
- produkti nuk është hapur dhe nuk është përdorur,
- paketimi është i plotë dhe i padëmtuar.
Parfumet, kozmetika dhe produktet higjienike nuk kthehen pasi të jenë hapur.

3. Rimbursimi
Paratë kthehen pasi ta marrim produktin dhe të konfirmojmë që është i papërdorur dhe i padëmtuar.
Kostoja e dërgesës për kthimin është e blerësit, përveç rastit kur kemi dërguar produkt të gabuar ose me defekt.

4. Ndërrimi
Ndërrimi është i mundur vetëm për produkte të pahapura, të papërdorura dhe në paketimin origjinal.

Për çdo pyetje: mycupids.info@gmail.com